KORCË-Një 37- vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e makinës tip Benz.
Ai ka përfunduar në kanal në aksin nacional Korcë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Rrembec
Sipas raportimeve,makina mund të ketë zënë poshtë drejtuesin e mjetit, i cili banonte në fshatin Orman.
Personi që ka ndërruar jetë është Mikel Bode.
Nuk dhen ende shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.