Korçë, subjekt i OFL-së tregtar droge, momentet kur policia i rrethon shtëpinë dhe e arreston

20 Shtator 2020, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2020-09-20 10:15:51

Korçë- Arrestohet Zalmir Qyteti 35 vjeç pas një hetimi disa mujor për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, dhjetëra kokrra metadoni, si edhe një sasi lëndë e dyshuar si prokusor. Aktualisht 35-vjeçari rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Gjithashtu nën hetim janë vendosur edhe 7 persona të cilët ndihmonin Zalmir Qytetin në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Korçë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Përsëritësi". 

Operacioni pas një hetimi disa mujor zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërdarjes së saj.

35-vjeçari i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe është edhe subjekt i OFL-së, ku i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë. 

Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë. 

Sekuestrohet sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori.