Korçë- U shtrua në spital me dhimbje koke e barku, 58-vjeçari mjekohet për tëmthin dhe vdes! Familjarët akuza mjekëve

13 Nëntor 2019, 13:48

KORÇË- Një 58-vjeçar nga Pojani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e qytetit të Korçës. Viktima është Telha Kelo, ndërkohë që familjarët e tij kanë deklaruar se ai ishte shtruar në spital para dy ditës pasi kishte shfaqur dhimbje koke dhe barku.

Gjatë këtyre dy ditëve ai ka marrë mjekim për tëmthin, ndërsa familjarët e tij pretendojnë me Kelo ka marrë mjekim të gabuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çështja i kaluar për hetim oficerit të policisë gjyqësore. Në një reagim spitali mësohet të jetë shprehur se familjarët mund të pretendojnë çfarë të dua. Ata janë shprehur se rasti i tij ka ardhur me urgjencë në spital dhe më pas për të janë kujdesuar 10 mjekë.