Korçë/ Vdes në rrethana të paqarta 50-vjeçarja...i bëhet analiza për Koronavirusin

4 Mars 2020, 22:23 | Përditesimi i fundit: 2020-03-04 22:24:51

KORÇË- Një 50-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës në rrethana ende të paqarta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 50-vjeçarja vuante nga diabeti prej kohësh, e ndërsa kishte shfaqur probleme të frymëmarrjes gjatë shtrimit në spital, simptomë kjo e cila ka vënë në lëvizje mjekët e spitalit nëse bëhet fjalë për një rast me Coronavirus.