Korçë, viti i ri nis me problematika/ Mungesë termometrash në disa shkolla

14 Shtator 2020, 10:51 | Përditesimi: 14 Shtator 2020, 10:53

Bashkia e Korçës nuk i ka marrë të gjitha masat për nisjen e vitit të ri shkollor. Report Tv mëson se në disa shkolla ka mungesë termometrash, i cili është i detyrueshëm. Sipas kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Filo, ky problem do të zgjidhet shumë shpejt. Në qytetin e Korçës 58 shkolla kanë hapur dyert për 7900 nxënës, 600 prej të cilëve janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës.

b.ha./Shqiptarja.com