Korçë-58-vjeçari vdes në spital! Familjarët akuza, mjekët: Kishte gur në tëmth

13 Nëntor 2019, 17:09

KORÇË- Një 58-vjeçar nga Pojani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e qytetit të Korçës. Viktima është Telha Kelo, ndërkohë që familjarët e tij kanë deklaruar se ai ishte shtruar në spital para dy ditës pasi kishte shfaqur dhimbje koke dhe barku por është mjekuar për tëmthin.

Familjarët kanë pretenduar se 58-vjeçari ka marrë mjekim të gabuar përgjatë dy ditëve që ka qëndruar në spital.Burime për Report Tv bëjnë me dije se çështja i kaluar për hetim oficerit të policisë gjyqësore. Në një reagim spitali mësohet të jetë shprehur se familjarët mund të pretendojnë çfarë të duan, ndërsa kanë sqaruar se 58-vjeçari është shtruar urgjencë në spital dhe më pas për të janë kujdesuar 10 mjekë.

Vëllai i Telha Kelos nga fshati Pojan i Korçës i cili ndërroi jetë nga pasi dy ditësh i shtruar në spital. Ai tha se i kanë kërkuar mjekëve që ta dërgonin në Tiranë, por ata i kishin thënë se do bëhet më mirë.

“I dhimbte koka. E solli byrazeri me makinën e tij pardje, sot në mëngjes mbaroi.
Fjalët e mjekut janë, nga dhimbja e kokës vdes njeri. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje më parë. Nuk e dimë me çfarë e kanë mjekuar, serume i bënin. Do bëhet më mirë na thanë mjekët. I kemi kërkuar që ta çonim në Tiranë, na thanë që nuk e kemi nxjerrë ende diagnozën që ta dërgojmë në Tiranë. Sot kur erdhëm në orën 8:00 e morëm vesh.
Nuk e di çfarë diagnoze do i vërë doktori që të shpëtojnë. E tërë nga doktori ka ardhur se po të kishte nxjerrë doktori diagnozën do ishin marrë masat”
, deklaroi vëllai i viktimës.