Korfuzi do të propozojë furnizimin me ujë nga Syri i Kaltër! Reagon Ina Zhupa: Punimet e tubacionet janë të ndaluara, ka statusin zonë e mbrojtur prej vitit 2002

21 Qershor 2022, 14:54

Kryetari i bashkisë së ishullit të Korfuzit ka ngritur problematikën e krizës së ujit dhe ka propozuar që të furnizohen nga burimi i Syrit të Kaltër në Sarandë. Në propozimin e George Machimaris thuhet se po mendojnë për një diçka të tillë pasi kriza po thellohet çdo vit e më shumë, ndaj mund të kërkojnë të bëhet ndërhyrje duke shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor.