Kornelia Ferizaj: Vrojtuesit do të monitorojë distanicmin në pazh

26 Maj 2020, 13:44

Në 1 qershor do të hapen kufijtë tokësor me vendet fqinje dhe kjo do të bëhet me anë të një marrëveshje bilaterale mes vendeve përkatës. Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Kornelia Ferizaj në një intervistë për Report TV sqaroi të gjitha procedurat, që sipas janë të detajuara në protokoll. Ferizaj u shpreh  se edhe pse ky është një vit i vështirë, nga bizneset private të turizmit nuk do të ketë rritje të çmimit.

Ferizaj u shpreh se koordinatorit që do të përcaktohet për zbatimin e protokollit në hotele, rojet e plazheve do të monitorjë distancimin e pushuesve.

"Pjesa e strukturës akomoduese private, hotelet koordinatori do të ketë një rol kyç. Ndërsa rojet e plazhit do të monitorojë distancën e shezlongeve në plazhe.  Këtë vit do të ketë një menaxhim më të mirë sepse e kërkon dhe situata. Këtë vit plazhet do të menaxhohen nga strukturat hoteliere, por është në diskutim nëse do të ketë struktura restorante që mund të menaxhojnë plazhet private pasi në disa zona nuk kanë hotele, por kanë patur restorante". u shpreh Ferizaj për Report TV.