“Korona. Frika është një virus”, filmi i parë për virusin korona, para se të niste izolimi

3 Prill 2020, 14:37

Gjatë kohës kur virusi korona filloi të bëhej kryetitull në çdo medie, por edhe para njerëzit nisën të izoloheshin për ta frenuar atë, një regjisor i pavarur konceptoi, zhvilloi dhe mbaroi riprodhimin e një filmi.

Ngjarjet e filmit "Corona. Frika është një virus" (zgjat 63-min.) me regji të Mostafa Keshvarit zhvillohen në ashensor. Shtatë persona bllokohen në një ashensor dhe fillojnë të kuptojnë se një prej tyre (grua aziatike) ka Covid-19. “Filmi trajton frikën, por sjell edhe një studim të shoqërisë, njerëzve dhe zgjedhjet e tyre morale, përballjen e njerëzve me ksenofobinë”, shprehet ndër të tjera regjisori 33-vjeçar, Keshvari për “The New York Times”, teksa shton se: "Ne jemi të gjithë në këtë udhëtim së bashku”.