Koronavirus/ Këngëtarja Shkurte Fejza: Popujt e disiplinuar, më pak pasoja

9 Prill 2020, 09:44

Këngëtarja kosovare e muzikës popullore Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për të qëndruar në shtëpi.
Ajo thotë se koha ka treguar që popujt e disiplinuar e kanë kaluar me më pak pasoja situatën e krijuar nga koronavirus, ndërsa bën apel për respektim të masave të vendosura.
"Zoti ju bekoftë shqiptarë, kudo që jeni. Uroj të shihemi në ditë më të mira.", shkruan këngëtarja aq e dashur për të gjithë shqiptarët.