Koronavirus ndërgjegjëson edhe fëmijët! Djali i Ermal Mamaqit: Ja si të largoni virusin

19 Mars 2020, 08:29

Të shumtë janë artistët që këto ditë kanë përcjellë nëpërmjet rrjeteve sociale mesazhet e tyre për të treguar kujdes, në një kohë kur shifra e të prekurve në vendin tonë me koronavirus, po shtohet. 

Këto mesazhe sensibilizuese  bëhen edhe më të rëndësishme duke patur parasysh faktin që shqiptarët ende vazhdojnë të mbushin rrugët dhe sheshet publike. Ermal Mamaqi ka publikuar në profilin e tij në Instagram nje video ku djali i tij, Joeli i 'shpall luftë' mikrobeve. Aktori i humorit dhe djali i tij kanë sjell një eksperiment shumë interesant sesi larja e duarve largon virusin nga duart tuaja.