shkon në 7.503 numri i të vdekurve nga koronavirus në Itali, ndërsa 683 persona ndërruan jetë ditën e sotme. Numri i viktimave sot është më i ulët se dje, ku u shënuar 743 të vdekur në shkallë vendi.
Ndërkaq ka arritur në 74.386 numri i të infektuarve nga 69,176 që ishin dje, pasi 5.210 raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të bëra me dije nga Mbrojtja Civile 23,112 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma; 3,489 janë në kujdesin intensiv (+93 krahasuar me dje), ndërsa 30.920 janë në izolim të shtëpie.