Koronavirusi, 86% shkalla e kurimit në Kinë! Japonia, Kina SHBA, Gjermania nxitojnë të prodhojnë vaksinën

18 Mars 2020, 13:46

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në botë po i afrohet shifrës 200 mijë. Sipas Universitetit Johns Hopkins, ka pasur 7,954 vdekje të lidhura me koronavirusin ndërsa 81,959 pacientë janë shëruar. Pas polemikave mes Gjermanisë, Europës dhe Shteteve të Bashkuara, kjo e fundit e akuzuar se ka provuar të mashtrojë "CureVac" për të blerë dhe patur eskluzivitetin e vaksinës së mundshme që mund të prodhohet nga kjo kompani, Kina ka nisur të konkurojë SHBA per vaksinën. Studiues nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore Ushtarake kanë nisur provat teknike njerëzore të një vaksine të mundshme, raporton People Daily.

Testet do të bëhen në bashkëpunim me grupin CanSino Biologics në Hong Kong, duke kërkuar vullnetarë. "Vaksina nuk përmban substanca infektive, është shumë e sigurt dhe e qëndrueshme dhe kërkon vetëm një vaksinim", shpjegon Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në provincën e Hubei, nga ku u përhap epidemia.

SHBA filluan fazën 1 të një vaksine eksperimentale e bazuar në teknologjinë mRNa e zhvilluar nga grupi i bioteknikës Moderna dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Vaksina e zhvilluar nga Cansino dhe studiuesit ushtarakë kinezë është ajo në të cilën janë shpresat më të mëdha në Kinë, ku aktualisht janë në zhvillim nëntë vaksina, testet e para klinike të të cilave priten të bëhen në muajin prill.

Japonia është gjithashtu duke vrapuar për gjetjen e një kure. Sipas Reuters, një kompani e kontrolluar nga Fujifilm po prodhon një antiviral të quajtur Avigan dhe i njohur edhe si Favipiravir i cili ka dhënë rezultate të mira në shërimin e të infektuarve.

Në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në rritje në 6.423 raste kurse numri i viktimave është rritur në 108.