Koronavirusi , artistët mesazhe nga vetëkarantinimi

19 Mars 2020, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2020-03-20 20:34:37

Edhe sot artistët kanë vazhduar të tregojnë nga shtëpitë e tyre për mënyrën sesi po e kalojnë vetëizolimin, duke dhënë mesazhe optimizmi. Ermal Mamaqi dhe djali i tij kanë sjellë një eksperiment interesant ndërkohë që të tjerë bëjnë thirrje të qëndroni në shtëpi në një kohë kur numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë po shtohet dhe është shënuar edhe viktima e dytë.