Koronavirusi/ Bankat ngrijnë këstet e kredisë për 3 muaj, mbyllen sportelet e UKT dhe OSHEE

12 Mars 2020, 14:17

Me shpalljen pandemi të COVID-19, në Shqipëri vijojnë të merren masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Shumë institucione e ambiente publike po dezinfektohen nga punonjës të bashkisë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ndërkohë janë mbyllur të gjitha sportelet për shërbime, ku gjithçka bëhet me kërkesa online ose përmes numrave të caktuar të telefonit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

 Të Fundit Të Parat 

Ora 13:16

Koronavirusi/ UKT mbyll sportelet, shërbimet vetëm online ose tek zyra qendrore

Të gjitha pikat e UKT-së dhe arkat do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të dytë, nga dita e sotme. Ndërkohë që shërbimi do të merret vetëm në Zyrat Qendrore dhe Njësitë UKT.  

Për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin  kanalet alternative: Aplikacionet Bankare  e-Banking; Easy Pay; Ëestern Union; AK Invest; si dhe në Zyra Qendrore të UKT-së ku do të sigurohet shmangia e radhëve dhe respektimi i distancës së lejuar nga autoritetet për në këtë situatë.

UKT njofton të gjithë qytetarët që për defekte apo probleme të tjera që lidhen me Ujësjellës Kanalizime Tiranë mund të marrin në çdo kohë në numrin e gjelbër 0800 44 88, i cili do të jetë aktiv 24 orë, si dhe në platformat online: facebook- Ujësjellës Kanalizime Tiranë; [email protected][email protected].