Shkon në 3.595 numri global i të vdekurve nga koronavirusi, ndërsa 106,034 persona janë konfirmuar të infektuar deri tani. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi sot 27 vdekje të reja nga virusi vdekjeprurës, duke shpurë në 3.097 numrin e të vdekurve, shumica e të cilave kanë qenë në provincën Hubei. 99 persona kanë mbetur të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre tashmë ka shkuar në 80.695.
Jashtë territorit të Kinës deri tani ka pasur 498 vdekje të raportuara.Itali: 233 vdekje
Irani: 145
Koreja e Jugut: 46
Shtetet e Bashkuara: 19
Francë: 16
Japoni: 13
Spanjë: 10
Irak: 4
Hong Kong, Britani e Madhe, Australi: 2 vdekje secila
Tajvani, Tajlanda, Filipinet, Zvicra, Argjentina dhe Hollanda kanë raportuar 1 vdekje.
Por, cilat janë simptomat e koronavirusit të ri?
Ndërsa ka shkuar më shumë se 100 mijë numri i të infektuarve, virusi vdekjeprurës është përhapur deri tani në mbi 95 vende në të gjithë globin. I njohur zyrtarisht si Covid-19, ja cilat janë disa nga simtomat që duhet të keni parasysh, ndëse dyshoni se keni kontraktuar virusin.
Coronavirus zakonisht u jep njerëzve një dhembje të butë dhe të moderuar të traktit të sipërm respirator , e ngjashme me një ftohje të zakonshme.
Disa simptoma përfshijnë:
Rrjedhje hunësh
kollë
dhimbje fyti
një dhimbje koke
ethe që mund të zgjasë për dy ditë
Për ata që kanë një sistem të dobët imunitar, të moshuar apo edhe shumë të rinj, ekziston mundësia që virusi të mund të shkaktojë një sëmundje të traktit të frymëmarrjes shumë më serioze, të ngjashme me pneumoninë ose bronkitin.
Si përhapet?
Transmetimi midis njerëzve ndodh kur dikush bie në kontakt me sekrecionet e një personi të infektuar, siç janë stërkalat e pështymës gjatë një kolle.
Në varësi të faktit se sa viral është virusi, një kollë, teshtitje ose shtrëngim i dorës mund të shkaktojë ekspozim. Virusi gjithashtu mund të transmetohet gjatë kontaktit me diçka që një person i infektuar ka prekur dhe më pas duke prekur gojën, hundën ose sytë. Kujdestarët ndonjëherë mund të ekspozohen gjatë trajtimit të një pacienti, sipas CDC .
Virusi duket se përhapet kryesisht nga personi në person.
"Njerëzit, të sëmurët, mendohet të jenë më ngjitës kur janë më simptomatikë", thotë CDC. "Disa përhapje mund të jenë të mundshme përpara se njerëzit të tregojnë simptoma; ka pasur raporte për koronavirus në këtë formë, por kjo nuk mendohet se është mënyra kryesore që përhapet virusi."