Koronavirusi/ Burgjet zëvendësojnë takimet, të dënuarit videocall me familjarët

10 Mars 2020, 18:29

TIRANË - Takimet e të burgosurve me familjarët do të zëvendësohen me videocall dhe telefonata për të shmangur kontaktin fizik. Është kjo një nga masat e marra në kuadër të planit të veprimit të ndërmarrë në ambientet e burgjeve pas evidentimit të rasteve të para me koronavirus në vendin tonë.

Në një prononcim për ReportTV këshilltari i ministrisë së drejtësisë për burgjet, Edis Ibrahimi shpjegoi se si do të zhvillohet ky komunikim teksa shtoi se për të parandaluar virusin do të reduktohen edhe takimet e të burgosurve.