Koronavirusi/ Dezinfektohet pedonalet në qytetin e Shkodrës

11 Mars 2020, 12:14

Paralelisht ne dezinfektimin  e institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave në territorin e Bashkisë Shkodër, ka nisur puna edhe për dezinfektimin e rrugëve e shesheve me densitet të lartë lëvizje të qytetarëve.

Në orët e para të mëngjesit janë dezinfektuar pedonalet e qytetit, ajo “Kol Idromeno”, “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”. Në vijimësi, do të dezinfektohen edhe rrethrrotullimet kryesore, sheshet dhe rrugët pranë institucioneve të rëndësishme në territorin e Bashkisë së Shkodrës.