Koronavirusi/ Drejtori i Burgjeve në Report Tv: Po punojmë që një kategori të dënuarish t'i nxjerrim me leje të posaçme

23 Mars 2020, 18:34 | Përditesimi i fundit: 2020-03-23 19:43:59

TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili në një lidhje me Skype në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv u shpreh se nisur nga kushtet ku ndodhet vendi për shkak të koronavirusit është ngritur një grup pune për të parë mundësinë që një kategori e caktuar e të burgosurve të lejohet që të dalin me leje të posaçme. "Siguria është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Sa lidhet me propozimin që dëgjova nga mediat, jam në dijeni që ka një proces për të shikuar mundësinë e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar, por është në proces. Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje" tha ai. Sot kreu i Avokatisë Penale, Saimir Vishaj kërkoi që në këtë periudhë duhet të aplikohet një formë amnistie për të burgosurit që u kanë mbetur 2-3 vite burg.