Koronavirusi/ Durrës, shoferëve të 'pabindur' u merren dokumentet

13 Mars 2020, 10:36 | Përditesimi i fundit: 2020-03-13 10:38:06

Durrsakët nuk iu bindën urdhrit të lëshuar nga qeveria për të qëndruar në izolim nga sot deri të dielën e për të mos qarkulluar me automjete private pa justifikim, pra një arsye të mirëargumentuar dhe të nevojshme. Kështu, policia ka bllokuar 32 makina dhe u ka marrë dokumentet shoferëve të 'pabindur' duke mos i lënë asnjë mundësi për të qarkulluar ditët në vazhdim, një masë drastike kjo për parandalimin e COVID-19.