Koronavirusi/ FNSH dhe policia postoblloqe në Fier

12 Mars 2020, 09:49

Edhe në qytetin e Fierit forcat e policisë dhe të ushtrisë në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë stacionuar në kryqëzimet kryesore dhe në qendër. Fokusi i këtyre kontrolleve janë personat e ardhur nga jashtë të cilët duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë dhe të mos dalin jashtë.