Koronavirusi gjunjëzon Serinë A, Conte: Mund të shtyhet e gjitha java e 26-të! Juventus-Inter në dyshim

24 Shkurt 2020, 14:19

Koronavirusi gjunjëzon Serinë A. Dje u shtynë katër ndeshje të kampionatit italian të futbollit mes tyre Inter-Sampdoria por ajo që parashikohet është edhe me alarmante. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar se për shkak të përhapjes së koronavirusit po shqyrtohet mundësia që të shtyhen të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme të javës së 26-të të Serinë A mes tyre edhe superndeshja Juventus-Inter.

” Nuk besoj se në vetëm një javë mund të ngadalësojmë përhapjen e koronavirusit aq sa aktivitetet sportive të zhvillohen normalisht. Për javën e ardhshme po shqyrtojmë mundësinë që të shtyhen të dhjeta ndeshjet në program për datat 29 shkurt dhe 1 mars” e mbyll Conte.Kjo do të ishte edhe një goditje e madhe për futbollin italian pasi duke parë edhe kalendarin e ndeshur datat e lira do jenë me pikatore./Nga Andi Kapxhiu