Koronavirusi 'hap' dyert e burgjeve, të dënuarit që përfitojnë 3 muaj leje të posaçme (Kategoritë dhe kushtet)

23 Mars 2020, 22:19

TIRANE-Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që 'hap' dyert e burgjeve në kushtet e masave drastike kundër përhapjes së koronavirusit. Nga leje e posaçme përfitojnë dy kategori, të dënuarit që u kanë mbetur 3 vite dhe atyre që u kanë mbetur 5 vite e që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç dhe nëse vuajnë nga një sëmundje kronike e rrezikshme për  jetën, e vërtetuar  me  dokumentet  mjekësore përkatëse, por gjithmonë nëse nuk janë dënuar për vepra të rënda.