Koronavirusi/ Himni kombëtar kumbon nga ballkonet e shqiptarëve

15 Mars 2020, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2020-03-15 12:24:22

Shiu nuk ka penguar aspak shqiptarët të bëjnë gjestin e veçantë dhe emocionues për të dhënë sadopak shpresë dhe ndërgjegjësim në ditët e vështira që Shqipëria po kalon na COVID-19. Të gjithë të mbyllur në shtëpi, kanë dalë në ballkone për të kënduar himnin kombëtar, në përgjigje të nismës së Ministrisë së Kulturës, që sot në 12:00 dritaret e shqiptarëve të kumbonin nga muzika. Kjo është një video nga Komuna e Parisit që qytetarët kanë sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com ku dëgjohet himbi komëbëtar.

Shumë artistë dhuruan nga shpirti i tyre artistik duke luajtur nga ballkonet pjesë muzikore, si trombisti i parë i TKOB, Ilir Kodhima dhe Flogert Shatraj, instumentist.