Koronavirusi/ Hiqen kufizimet në Wuhan. Itali: Konfiskim i makinës e gjobë për kë largohet nga shtëpia! Bllokohet Britania e Madhe

24 Mars 2020, 12:41

Pas dy muajsh, në krahinën e Hubei në Kinë është rikthyer normaliteti. Autoritetet e vendit thanë se nga data 8 prill do të jetë e mundur që njerëzit të lëvizin lirshëm në kryeqytetin Wuhan i cili ishte bllokuar nga masat e qeverisë së Pekinit që nga 23 janari.