Koronavirusi i la pa punë! Taksisti në Lezhë: 26 vjet nuk e kam ndaluar kaq shumë makinën

28 Mars 2020, 14:37

Bektash Keta me profesion taksist në Lezhë, prej 15 ditësh nuk e ka lëvizur makinën për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ai shprehet se kjo është hera e parë në 26 vite punë që po pushon kaq shumë, pavarësisht se kërkesat dhe vështirësitë janë të shumta.