Koronavirusi i merr jetën në SHBA publicistit shqiptar, libri i fundit i tij fliste për një epidemi

28 Prill 2020, 14:55

SHBA- Koronavirusi i ka marrë jetën në SHBA publicistit të njohur shqiptar, Ilir Hashorva. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë shkruar mesazhe ngushëllimi. Hashorva jetonte prej disa vitesh në Nee York, por pavarësisht kësaj kishte bashkëpunime me shumë shumë gazetave shqiptare, pse e të cilave ishte edhe Shqiptarja.com me disa shkrime. Ai shquhej për trajtimin e temave të ndryshme socio-politike dhe çështjen kombëtare.

Duke si një ironi e jetës, pasi libri i fundit i Hashorvës, libri i fundit me të cilin po merrej fliste një epidemi të rëndë, siç ajo që po përjeton vendi tani. Ky detaj është zbuluar nga kushëriri i tij, Ardian Vehbiu. "Sa e hidhur po më duket tani, që libri i fundit për të cilin po kujdesej, përkthimi integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, “Dekameronit” të Boccaccio-s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e tanishmja", shkruan Vehbiu.