Koronavirusi i ri/ Kontrolle në Portin e Shëngjinit! Drejtori: Nuk janë konstatuar raste të dyshuara

18 Shkurt 2020, 20:29

SHENGJIN- Të gjitha anijet që vijnë nga vendet perëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, kontrollohen imtësisht nga autoritetet portuale dhe ato shëndetësore. Këto masa sigurie kanë ardhur si mënyre parandalimi, pas përhapjes së koronavirusit të ri kryesisht në Kinë.