Koronavirusi, Italia masa kufizuese edhe këtë javë, shkollat të përfshira. OBSH: Në këtë fazë armiku më i keq është frika

29 Shkurt 2020, 12:37

Nga shumë anë po bëhet presion për t'u rikthyer në normalitet përmes heqjes së masave kufizuese. Por pavarësisht se përhapja e virusit është ende e kufizuar, se incidenca është e lartë vetēm në disa zona të barabarta me rreth 4% të popullsisë rajonale dhe se Covid-19 për 90% të pacientëve është lehtësisht i zgjidhshëm, qeveria Conte nuk kërkon të rrezikojē dhe ka aprovuar hapjen e shkollave aty ku ka siguri shëndetësore.