Koronavirusi kinez, shkon në 26 numri i viktimave, izolohen 10 qytete, raste të dyshuara në Europë

24 Janar 2020, 12:42

Kina ka zgjeruar numrin e qyteteve në karantinë në provincën e Hubei, qendra e shpërthimit të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 26.

Kufizimet e lëvizjes janë vendosur në të paktën 10 qytete në provincën qendrore të Kinës, e cila ka një popullsi prej 60 milion.Viktima e 26 nga virusi kinez u konfirmua në një provincë në kufi me Rusinë, rreth 2000 km larg nga qendra e shpërthimit të infeksionit.

Në qytet janë ndalur trenat, aeroplanët, tragetet, autobuzët dhe në rrugë qarkullojnë vetëm ambulanca të Kryqit të Kuq teksa po ndërtohet me shpejtësi një spital i ri me më shumë se 1000 shtretër për të përballuar numrin në rritje të viktimave.

Por karantina nuk është e detyrueshme për ata që lënë qytetin, një vendim absurd ndërkohë që virusi po udhëton me avionë duke përhapur frikë në Europë.

Në Itali, një kēngētare nga Bari u shtrua me urgjencë në spitalin e kryeqytetit Apulian me simptoma të ngjashme me ato të virusit kinez vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga një turne pranë Wuhan ku dhe kishte origjinën koronavirusi.