Koronavirusi/ Koordinatori i Infektivit te '5 Pyetjet': Kemi investuar në pajisje, stafi është i përgatitur

16 Mars 2020, 22:27

I ftuar në studion e emisionit "5 Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, profesor Krenar Lilaj, koordinator për përballimin e  emergjencave te Infektivi tregoi gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria në përballimin e kësaj pandemie dhe masat që janë marrë.

"Ndërgjegjësimi  i masës ndihmon në qetësimin e situatës, në të kundërt shërbimi shëndetësor nuk do jetë në gjendje ta përballojë këtë situatë. Ne, kohët e fundit kemi investuar shumë lidhur me pajisjen e plotë të qendrës që do të merret me trajtimin e pacientëve me coronavirus në terapi intensive, brenda spitalit infektiv.