Koronavirusi, kreu i Inspektoratit: Sot mbyllëm 31 subjekte, presim urdhrin për baret dhe restorantet

11 Mars 2020, 22:06

Pas vendimeve të qeverisë për mbylljen e diskove, palestrave dhe qendrave të argëtimit sot inspektorët zbritën në terren, ndërsa e njëjta gjë do të ndodhë edhe nesër për mbylljen e bareve dhe restoranteve. Kreu i Inspektoratit Shkëlqim Hajdari i ftuar në studion e Repolitix shpjegoi aksionin që po kryhet në terren.