Koronavirusi, kuvendi vijon punën normalisht, deputetët: Politikanët duhet t'i frikësohen vetëm Zotit

9 Mars 2020, 16:09

Ndonëse kryeministri Rama vendosi të mbyllë aktivitetin e disa institucioneve dhe organizimeve për shkak të koronavirusit, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën normalisht. Ky vendim u mor në mbledhjen e grupit socialist, në të cilën u vendos që të zbatohen pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të ministrisë. Teksa puna në komisione vazhdon normalisht, deputetët shprehen se nuk ka vend për panik, ndonëse situata duhet marrë seriozisht.