Koronavirusi kyç stadiumet shqiptare/ Vllaznia-Partizani pa tifozë, lojtarëve s'u lejohet shtrëngimi i duarve

9 Mars 2020, 18:17

Koronavirusi ka lënë jashtë stadiumeve tona edhe ata pak tifozë që kishin interes për të ndjekur kampionatin tonë të futbollit. Dy ndeshjet e ditës së sotme që po zhvillohen të vlefshme Superioren Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi po luhen pa tifozë, pasi dyert e stadiumeve janë kyçur në bazë të planit të masave ekstreme që janë marrë.