Koronavirusi, mbi 10 000 të vdekur në botë. Zero të infektuar në Wuhan. Qeveria italiane masa të reja shtrënguese. Papa Francesku: Bashkë do tja dalim

20 Mars 2020, 12:43

Në të gjithë botën, mbi dhjetë mijë njerëz kanë vdekur për shkak të pandemisë Covid-19. Kjo është ajo që del nga bilanci i Universitetit John Hopking i cili bazohet në të dhënat e OBSH-së dhe burimeve të tjera, kurse numri total I të infektuarve në gjithë botën është rreth 250 000.