Koronavirusi, mbi 14 700 viktima në botë/ Veneto në Itali teste tamponi në rrugë!

23 Mars 2020, 12:50

Ndërsa në botë numërohen mbi 14 700 viktima dhe 340 mijë të infektuar, ku më shumë se gjysma janë në Europë, me më shumë se 35 mijë raste pozitive të koronavirusit, Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer Spanjën duke u bërë vendi i tretë nga numri i të infektuarve, pas Kinës dhe Italisë teksa numri i viktimave në Amerikë është më shumë se 470 ku qytetet më të prekur janë New York, Washington dhe California.

Me vetëm rreth 40 infeksione të reja, edhe këto të identifikuara te të ardhurit nga jashtë Kinës, dragoi i Azisë po mundohet të marrë frymë pa maskëPunonjës shëndetësorë që edhën për të ndihmuar qytetin e Wuhan, tani po kthehen në shtëpitë e tyre të origjinës, të përcjellë me duartrokitje. Gati 200 muze në të gjithë Kinën kanë rihapur dyert e tyre për publikun, ndërsa epidemia duket se vazhdon të zhytet, edhe pse jo pa masa të rrepta sigurie. Muzetë gjithashtu kanë modernizuar sistemet e ventilimit dhe stafi i dezinfekton rregullisht objektet.