Koronavirusi, Meta: Nuk është koha për mbledhje të 'Sigurisë'! Duhen fonde, që situata të mos dalë jashtë kontrollit

9 Mars 2020, 19:37

Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se nuk është koha për mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare sikur kërkoi një ditë më parë opozita në kuadër të masave për koronavirusin. "Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje" tha ai. Kreu i shtetit u shpreh se në këtë moment duhet fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Në fjalën e tij, Presidenti kishte disa këshilla për qytetarët dhe qeverinë. "I ftoj të gjithë qytetarët që të përballojnë me përgjegjshmëri, qetësi dhe solidaritet këtë situatë. Të respektojnë protokollet dhe këshillat e mjekëve dhe të ndjekin sugjerimet e shtetit. Nuk ka vend për panik por as për nënvlerësimin me të vogël nga të gjitha institucionet dhe në mënyrë të veçantë nga cdo qytetar. Kërkohet përgjegjësi maksimale dhe bashkëpunim, profesionalizëm dhe transparencë. Shëndeti i cdo qytetari është prioritet. Mbështes të gjithë personelin shëndetësor që është para një sfide madhore, mjekët dhe infermierët që do u duhet që vec problemeve të tjera të mëdha të përballen edhe me këtë situatë.