Koronavirusi në botë nëpërmjet syrit të shqiptarëve në Report TV! Daci: Në Itali po luftojmë presionin psikologjik! Ibrahimllari: Baret, metrot në Londër plotë

14 Mars 2020, 20:58

Report Tv sjell në ekran informacione minutë pas minute sa i përket zhvillimeve më të fundit lidhur me numrin e të infektuarave apo masave të marra për të mposhtur betejën me koronavirus. Megjithatë, nuk lihen jashtë vëmendjes edhe asaj ç'ka po ndodh në botë me këtë armik "të padukshëm", por të pamëshirshëm! Të gjitha këto informacione vijnë në ekran nga shqiptarët nëpër botë që sjellin rrëfime personale, por edhe një përshkrim të qartë të asaj panorame. Sot në lidhje të drejtpërdrejtë ishte gazetari shqiptar në Genoa, Alban Daci dhe Ermir Ibrahimllari, i cili prej 18 vitesh jeton dhe punon në Londër.