Koronavirusi/ Në Itali 30 ditë rregulla të reja: Jo shtrëngime duarsh, 1m distancë! Të moshuarit në shtëpi, sportet me dyer të mbyllura

4 Mars 2020, 13:12

Në Itali shpresohej që kurba e infeksioneve do niste zbritjen në grafikun e epidemisë. Por pas të dhënave të ditës së djeshme mbi numrin e të infektuarve, Komiteti Shkencor pranë qeverisë Conte ka hartuar rregulla të reja dhe radikale për tju përgjigjur përhapjes së koronavirusit, të cilat tani vlejnë për të gjithë dhe jo vetëm për qytetarët e rajoneve të prekura nga infeksioni.