Koronavirusi- Në Itali rregulla të reja për sportet në natyrë, shëtitjet dhe supermarketet. Në botë më shumë se 11 400 viktima

21 Mars 2020, 11:56

Shkon në 4,032 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 627 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor rreth 4.670 persona të tjerë janë infektuar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 37.860 persona.