Koronavirusi në Shqipëri/ Ndeshjet pa tifozë, anulohen të gjitha seancat gjyqësore! Dezinfektohen ambientet publike

10 Mars 2020, 18:11

TIRANE - Pas konfirmimit të disa rasteve të prekur me koronavirus në Shqipëri, janë marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e tij. Masat kanë prekur institucionet shtetërore duke nisur nga komisionet e vettingut KPA dhe KPK ku publiku duhet të paraqesë denoncimet me postë ose online për të shmangur kontaktin fizik mes punonjësve dhe qytetarëve.