Koronavirusi, nga 15 dhjetori Franca vendos orë policore

11 Dhjetor 2020, 14:30

Në përpjekje për të vënën nën kontroll përhapjen e Koronavirusit, Franca do të shtyjë rihapjen e lokacioneve kulturore dhe do të vendosë orë policore. Kryeministri Jean Castex tha se normat e infektimit nuk janë duke rënë me ritmin që ka shpresuar qeveria, pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit. Qeveria e kishte kushtëzuar lehtësimin e masave me rënien e numrit të të infektuarve në rreth 5,000 në ditë, por ky numër ende duket shumë larg pasi ditët e fundit shifrat kanë qenë mbi 10000.