Koronavirusi nuk e la pushim, arbitri i Superligës që punon infermier: Më mungon familja, me uniformën e sportistit ndjenja më pozitive

11 Prill 2020, 16:31 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 17:28:09

Futbolli u ndërpre, por për arbitrin Ridigert Çokaj nuk ka pushim. 35-vjeçari la fushën e gjelbër për të kryer me përgjegjshmëri profesionin tjetër të tij, atë të infermierit. Për më shumë se një muaj ai ka qenë pa ndërprerje duke punuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku thotë se ka pritur 14 raste me koronavirus. Në intervistën për Report TV arbitri Çokaj pohon se i mungon futbolli, që sipas tij është i magjishëm, por ndjehet krenar që po jep shërbimet e tij edhe me uniformën e bardhë.