Koronavirusi/ Përforcime në Itali: 20 mijë mjekë e 600 milionë € fonde shtesë për shëndetësinë! SHBA, infeksioni në 26 shtete, 16 viktima

7 Mars 2020, 11:14

Teksa po shikohet mundësia e rritjes së zonave të ashtuquajtura të kuqe, Italia ka ndërmarrë një plan të paparë për të forcuar sistemin shëndetësor kombëtar në ditët e krizës më të zezë shëndetësore në historinë e saj.

Qeveria e kryeministrit Conte ka alokuar një fond prej 600 milionë eurosh dhe ka shtuar në sistem edhe 20 mijë profesionistë të tjerë, mes të cilëve studentë të sapodiplomuar dhe ish mjekë të dalë në pension, për tu përballur me koronavirusin.