Koronavirusi prek edhe rajonin/ Gazetarja shqiptare në Itali për Report Tv: Flitet se është zbuluar vaksina në Romë, do testohet pas 2-3 muajsh te të moshuarit

15 Mars 2020, 15:39

Report Tv prej më se dy ditësh ka sjellë një panoramim të gjerë me detaje sa i përket situatës me koronavirus jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufirit. Këtë të diel, fokusi ka qenë në vendet e rajonit ku ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me Skype ose telefonike me gazetarë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, më këtë të fundit që fatmirësisht nuk është prekur ende nga kt virus vdekjeprurës.

Gazetari nga Kosova Alban Muhaxheri shprehet se mbyllja e kufijve ka sjellë pasojat e para ku furrxhinjtë janë ankuar se mielli po mbaron, duke parashikuar që ekonomia mund të shkojë deri në kolaps. Në Maqedoninë e Veriut, vihet re një ndërgjegjësim të jashtëzakonshëm të qytetarëve. Gazetari Zekerija Mexhiti tha se ka një rënie drastike të numrit të qytetarëve që lëvizin. Në Mal të Zi nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por janë marrë masat, raporton për Report Tv gazetari Ismet Kallaba.