Koronavirusi 'prek' Vettingun/ KPK dhe KPA ndërpresin shërbimin e pritjes me qytetarët

10 Mars 2020, 10:49

TIRANË- Sistemi i Drejtësisë vijon të mbetet i hapur, ndërsa vendimi i parë në lidhje me koronavirusin vjen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ditën e sotme, KPK dhe KPA ka njoftuar se do të ndërpresin shërbimin e pritjes me qytetarët, me qëllim mbrojtjen e tyre.

Denoncimet, njofton KPK dhe KPA, mund të bëhen me anë të postës ose online. Një vendim i tillë vjen pasi në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste me koronavirus.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të bëhet në salla ku prania e qytetarëve është shumë e lartë, siç gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raportoi.