Koronavirusi, Presidenti italian Mattarella mesazh popullit. Në Itali mosha mesatare e viktimave 81 vjeç. OBSH përgatitet për pandeminë: Virusi nuk mund të bllokohet më

6 Mars 2020, 09:20

Në situatën e krijuar nga emergjenca e epidemisë prej koronavirusit, Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella përmes një mesazhi drejtuar popullit tha se vendi po kalon një moment të vështirë dhe qeveria po përpiqet ta përballojë atë me transparencë. Ai falënderoi mjekët që po luftojnë në vijën e parë të frontit dhe kërkoi nga të gjithë ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe shmangien e ankthit dhe gjendjeve të pamotivuara dhe kundërproduktive. Gjithashtu Presidenti Mattarella kërkoi përgjegjësi dhe bashkëpunim institucional nga të gjithë në momentin shumë delikat në jetën e vendit.