Koronavirusi/ Presidenti italian-Europës: Solidaritet jo pengesa!

13 Mars 2020, 14:44 | Përditesimi i fundit: 2020-03-13 16:18:35

Italia po kalon një gjendje të vështirë dhe përvoja e saj në betejat ditore në përpjeke për të ndalur përhapjen e koronavirusit ndoshta do të jetë e dobishme për të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Vendi ka nevojë për solidaritet dhe jo pengesa. Fjalët veçanrisht të qarta shprehu Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella ndaj Brukselit dhe Frankfurtit. Duke zhgënjyer pritshmëritë italiane, Banka Qendrore Europiane ka vendosur të mos ndërhyjë për të ulur normat e interest, një pozicion ky që, megjithë fjalët siguruese të Presidentes së BQE-së
Christine Lagarde, i ka zhytur tregjet në depression.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë është rritur në 128,343 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 4,720. Gjithsesi epidemia nuk ndalet. Edhe Kanadaja deri dje e pa prekur nga koronavirusi ka goditur ‘katet e larta’ teksa dje u testua pozitive ndaj virusit të ri gruaja e kryeministrit Justin Trudeau. Ndërkohë, fluturimet janë anuluar dhe aeroportet në të gjithë botën thuajse janë mbyllura. Lajmi i mirë, megjithatë, vjen nga Kina dhe Koreja e Jugut.