Koronavirusi/ Qeveria Conte rrit në 25 miliardë euro fondin e emergjencës. Zero infeksione në Codogno

11 Mars 2020, 12:36

Ndërsa nga zonat fillimisht të shpallura kuqe në Itali po vijnë lajme të mira teksa numri i të infektuarve nga koronavirusi po bie kurse në zonën e famshme të Codogno-s në 24 orët e fundit ka patur zero infeksione të reja dhe Rajonet e Lombardisë e Venetos po marrin në konsideratë mbylljen e aktiviteteve tregtare jo thelbësore dhe transportit publik vendor, qeveria e Kryeministrit Conte mbetet e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar përhapjen e infeksionit me ashpërsi maksimale dhe ti azhornojë ato vazhdimisht.

Pas dy ditëve indiference dhe pas masave detyruese qeveritare shumë pronarë baresh dhe restorantesh kanë filluar të mbyllin vet aktivitetet, duke e parë si një detyrë morale ndaj të gjithëve. Dikush i ul grilat më herët se ora 18 e përcaktuar kurse të tjerë lajmërojnë mbylljen përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa njerëzit në shumicë masive janë mbyllur në shtëpi, qytetet janë zbrazur nga një luftë që po luftohet nëpër spitale.

Nga të dhënat e azhornuara sot nga Mbrojtja Civile Italiane, 5-7% e të infektuarve janë më pak se 30 vjeç gjë e cila konfirmon se këto grupe moshash janë më pak të ndjeshme nga koronavirusi, por gjithashtu do të thotë se sjellja e tyre ka shumë rëndësi për të ndaluar përhapjen e infeksionin.

Asnjë rast i infeksionit prej epidemisë së koronavirusit që po përhapet në Itali nuk ka të bëjë direkt me Kinën.

Tre personat e sëmurë të parët, dy turistë kinezë dhe një italian që u kthye nga qyteti i Wuhan i infektuar në fakt u izoluan menjëherë dhe nuk ia transmetuan sëmundjen askujt.

Nga një studim i Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali ka edhe një konfirmim tjetër të faktit që Covid-19 kishte qarkulluar në Itali edhe më parë se të konstatoheshion tre rastet e para, kur edhe problemi shpërtheu në Codogno dhe ku pozitivet e testuar ishin tashmë të brezit të dytë ose të tretë të sëmurë