Koronavirusi, Rama: Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht

21 Maj 2020, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2020-05-21 14:41:20

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të hapet plotësisht brenda majit. Për menaxhimin e situatës, Rama tha se ka marrë përgëzime nga shumë liderë.

"I dashur Myslim kur të pashë duke folur për popullin, nga kjo dashuri e beftë për teatrin që ka shpërthyer, papritur fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, që thoshte 'eh sa gjëra thuhen në emrin tënd o popull'.

Meqë kështu erdhi kjo punë dhe meqë Shqipëria u kthye në arenën ku përplasen bijtë e Shekspirit me regjimin dhe duke qenë se jemi në një kohë kur përballemi me një sëmundje ngjitëse, po ju kujtoj fjalët e Shekspirit, atyre që kanë zgjedhur që të përfshihen jo për një plan politik, por për një lëndim "budallallëku dhe mencuria ngjiten kollaj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni' thotë Shekspiri.

Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për Teatrin më lejoni t'u them se ky është një lajm shumë i mirë, kur nëse nuk do të kishim bërë gjërat e duhura mund të mos takoheshim këtu por të numëronin humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin në kushtet e një përballje, ku shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën.

Jeta më ka cuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacusten, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se c'ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi.

Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë.Përderisa ne ia dolëm.Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistiktha ai. 

  •  

    No videos found.